E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alma e video-skandalit me Gjicin,  shkon në SPAK
Lajme

Alma e video-skandalit me Gjicin, shkon në SPAK

Alma Kaçi ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK, ditën e sotme.

Kaçi u përfshi në një video me Safet Gjicin duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e këtij të fundit, teksa mbante postin e kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

Alma Kaçit pritet t’i komunikohet zyrtarisht akuza për korrupsion aktiv.

Një ditë më parë, SPAK mbylli hetimet për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin.

SPAK ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit për veprën penale ‘korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendor’, ndërsa Kaçi akuzohet për ‘korrupsion aktiv’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.