E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali/ Spitali privat e shpall të vdekur, foshnja lëviz gjatë funeralit
Uncategorized

Skandali/ Spitali privat e shpall të vdekur, foshnja lëviz gjatë funeralit

Një spital privat në kryeqytetin indian të Nju Delhit ka pushuar nga puna dy mjekë që shpallën gabimisht të vdekur një të porsalindur.
Mjekët e spitalit privatë kishin shpallur foshnjën të vdekur pas lindjes së binjakut të tij, më 30 nëntor dhe që atëherë kjo çështje është shndërruar në një skandal kombëtar.

Prindërit zbuluan se foshnja ishte gjallë pikërisht në funeralin e tij, pasi e panë duke lëvizur në arkivol.

Incidenti nxiti zemërim dhe debat mbi cilësinë e kujdesit shëndetësor privat, i cili ashtu si në vendin tone, edhe në Indi është i kushtueshëm.

Spitali tha në një deklaratë se “ky veprim strikt është marrë në bazë të diskutimeve fillestare me ekspertët mjekësor”.

Ndërkohë prindërit kanë paditur dy mjekët si dhe kanë denoncuar rastin ne mediat lokale duke shkaktuar kështu një skandal që i kalon kufijtë e Indisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.