E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FIER/ Plagosje me armë zjarri, autori në kërkim
Lajme

FIER/ Plagosje me armë zjarri, autori në kërkim

Sipas Policisë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Fermë Çlirim në Fier, ku 27-vjeçari Mevlud Hasa ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Uniformat blu bëjnë me dije se shkak ka qenë një konflikt për motive të dobëta, ndërsa mësohet se është identifikuar dhe u shpall në kërkim autorin.

Është shpallur në kërkim 28-vjeçari, Gentjan Vrenozi.

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta, një 27-vjeçar, Policia identifikon autorin dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.

Rreth orës 12:00, në fshatin Fermë Çlirim, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Gentian Vrenozi 27 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Mevlud Hasa 27 vjeç, të dy banues në Fermë Çlirim.

Shtetasi M. H. është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. V.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.