E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
HAJDUTËT ME LIÇENCË/Vlerëson toka, troje dhe apartamente për t`ia kaluar në pronësi bandës së mikrokredive MCA-FINAL
Lajme

HAJDUTËT ME LIÇENCË/Vlerëson toka, troje dhe apartamente për t`ia kaluar në pronësi bandës së mikrokredive MCA-FINAL

Kush është “Ekspertja” Yljana Sejfo (Dhozhi) “krahu i djathtë”  i mafiozëve Ibro-Meskuti

Mafia e mikrokredive ka nisur aksionin final për të shitur pronat e shqiptarëve hallexhinj debitorë në fshehtësi dhe pa i informuar askënd.

Po shiten shtëpi sa një celular, toka sa një pale këpucë, të gjitha si pasojë e ekspertimeve fiktive që bën Yljana Sejfo e Studio “Load”.

Yljana me “Load” e saj Nipt K31908018P duket serioze me një aktivitet që e ka nisur që në vitin 2001, e regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.26075, dt.09.07.2001. Pas kaq viteve ekspertiencë, Yljana u peshku nga banda Ibro-Meskuti. I thanë, tani do bëhesh biznesmene vetëm do japësh me “qera” vulën e ekspertes me nënshkrim elektronik.

Lehtësitë tekonologjike bashkëkohore si nënshkrimi elektronik dhe google earth i mundësuan bandës që bashkë me Yljanën të prodhojnë raporte standarde fiktive, duke vlerësuar “online” pasuritë e paluajtshme të qytetarëve pa shkelur kurrë në terren, kundrejt pagesës 20 000 lekë +TVSH për raport vlerësimi.

Yljana ka shitur vulën e ekspertit për 200 mijë lekë për të falsifiku rreth 2000 raporte vlerësimi të tokave apo apartamenteve që mbajnë nënshkrimin e saj. Ky është një mashtrim gjigand po të llogarisësh se sa kapacitet fizik dhe kohor duhet për vlerësimin e mijëra pronave në terren.

Por ekspertja e vjetër është bërë pjesë e marifeteve të reja duke vulosur zhvatjen e qytetarëve në shkelje të rëndë të parimeve të punës së një eksperti të vlerësimit të pasurive të paluajtshme.

Nga ana tjetër banditët Olsi-Meskuti kanë rekrutuar për skemën e tyre “ankandi” përveç kamikazes Yljana Selfo edhe disa punonjës gjykatash e bashkish në gjithë vendin për të shpallur ankande fiktive pasi ato nuk bëhen realisht asnjëherë.

Pronat i merr mafia MCA-Final me pronësi, më pas i shet përsëri ose i thërret viktimat t’jua dhurojë me gjysëm ose çerek çmimi.

Prej disa muajsh SPAK po “vëzhgon”   Meskuti-Ibro deri ku shkon fantazia e tyre e pashtershme dhe dëmi publik, deri tani me vjedhjen e mbi 60 milion eurove prona dhe para nga shqiptarët që besuan në mrekullinë e kredisë dhe mikrokredisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.