E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mali i Zi, kapen 18 kg kokainë në “BMW”-në me targa franceze. Arrestohet drejtuesi shqiptar i mjetit
Lajme

Mali i Zi, kapen 18 kg kokainë në “BMW”-në me targa franceze. Arrestohet drejtuesi shqiptar i mjetit

Një sasi prej 18 kg e dyshuar lëndë narkotike kokainë u sekuestrua nga policia malazeze në pikën e kalimit kufitar të Debela Brijeg, mëngjesin e sotëm. Rtv Nuk dihet ende se sa është sasia e saktë e drogës së gjetur, ndërsa matjen e saktë do ta bëjë policia në Qendrën e Mjekësisë Ligjore.

Në hyrje të Malit të Zi nga Kroacia, mjeti me targa franceze, i drejtuar nga një shtetas i Shqipërisë, është veçuar për kontroll të detajuar pas procedurës së rregullt doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve.

“Një sasi e madhe droge është gjetur në një hapësirë të posaçme nën sediljen e shoferit dhe të pasagjerit, gjatë kontrollit të detajuar të veturës së pasagjerëve “BMW”, i cili është kryer nga doganierët dhe policia kufitare”, njofton dogana malazeze.

Shtetasi i Shqipërisë është arrestuar ndërsa malli i është dorëzuar efektivëve të Departamentit të Antidrogës në Drejtorinë e Policisë. Paketimet janë të së njëjtës madhësi, peshë dhe formë, të ngjitura me shirit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.