E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin FOTOT e 2-vjeçares që  u dogj me cigare 1 javë para se të dërgohej për mjekim
Lajme

Dalin FOTOT e 2-vjeçares që u dogj me cigare 1 javë para se të dërgohej për mjekim

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me rastin e 2-vjeçares, e cila u dërgua në QSUT më 15 nëntor nga e halla e saj.

Sipas burimeve për Syri TV pranë policisë, rezulton që shenjat e djegieve me cigare t’i jenë bërë të paktën 1 javë para se të dërgohej për mjekim.

Po të njejtat burime thonë se nga hetimet që policia ka kryer, deri tani rezulton se shenjat janë shkaktuar nga vëllai i saj 9 vjeç.

Djali është marrë në pyetje në praninë e psikologut dhe ka pranuar se ai është shkaktari i shenjave, pa një sqarim të qartë se pse. Në pyetje janë marrë edhe halla dhe prindërit e vajzës.

Fillimisht policia ka pasur dyshime për autorin e djegieve, por pas veprimeve hetimore ka rezultuar se vajza e vogël nuk është dhunuar nga persona të tjerë.

Mbi këto dyshime, janë kryer 2 ekspertiza mjeko-ligjore, e para për të përcaktuar se nga çfarë janë shkaktuar shenjat, që ka rezultuar nga cigarja, dhe e dyta për mundësinë e një abuzimi seksual të mundshëm. Pas ekspertimit ka rezultuar që vajza nuk është dhunuar seksualisht.

Ndërkohë, shenjat që e mitura ka në trup, për shkak se nuk janë mjekuar për ditë me radhë, dhe kruarjeve nga dhimbja, janë përhapur duke u infektuar. Agjentët e Komisariatit nr. 4 po përgatisin dokumentacionin për pëcjellen e rastit te shërbimi social për heqjen e të drejtës së prindërimit për shkak se jetonin në kushte të mjerueshme ekonomike.

ImageImage

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.