E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Degjeneron ndeshja në ring, tifozët shqiptarë dhunojnë boksierin kolumbian
Lajme

VIDEO/ Degjeneron ndeshja në ring, tifozët shqiptarë dhunojnë boksierin kolumbian

Çfarë ndodhi gjatë ndeshjes Nurja-Ramirez

Ka degjeneruar në dhunë dueli i boksit mes Denis Nurjes dhe kolumbianit Ramirez, ndeshje e zhvilluar në pallatin e sportit “Feti Borova” në Tiranë.

Gjatë kohës që ndeshja ishte e ndërprerë për shkak të dëmtimit në këmbë të Nurjes, boksieri kolumbian e godet në befasi, duke sjellë acarimin e fansave të boksierit shqiptar.

Ata janë futur në ring duke goditur me grushte e shkelma kolumbianin Ramirez.

Në pamje shihet se ka ndërhyrë edhe policia e shtetit.

Ringu i boksit u shndërrua në arenë përleshjesh mes 2 stafeve dhe tifozëve. Pas kaosit të krijuar, vendimi final ishte se kjo ndeshje konsiderohet e pazhvilluar.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.