E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK i bllokon pasaportën Ilir Beqajt
Lajme

SPAK i bllokon pasaportën Ilir Beqajt

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar GJKKO.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar Ilir Beqajt masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ish-ministri është në hetim për dosjen “Sterilizimi”.

Gjithashtu ish-zyrtarit të lartë, SPAK i ka bllokuar pasaportën duke caktuar masën “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, si edhe është urdhëruar të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30.

Ilir Beqaj akuzohet për veprat penale  të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit të sterilizimit në periudhën kur ishte ministër i Shëndetësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.