E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Afera e sterilizimit/ Analisti tregon si e arsyetoi gjyqtari përfshirjen e Ilir Beqajt
Lajme

Afera e sterilizimit/ Analisti tregon si e arsyetoi gjyqtari përfshirjen e Ilir Beqajt

Analisti Neritan Sejamini  ka folur lidhur me aferën e sterilizimit.

Në një intervistë ai u ndal tek shpjegimi që i ka bërë gjyqtari përfshirjes së ish-ministrit Ilir Beqaj në këtë aferë.

Ai thotë se sipas gjyqtarit është bërë koncesion formalisht, por de fakto është prokurim i thjeshtë, pra gara është kot, sepse me kushtet që ishin mund të hynin shumë kompani dhe sipas tij kjo është arsyeja pse gjyqtari thotë se është e qëllimshme.

 “Më bëri shumë përshtypje shpjegimi që ka bërë gjykatësi sepse ka kapur një gjë ekonomike, pra bravo i qoftë. Çfarë ka bërë zoti Bani? Marrim një shembull. Shteti duhet të blejë mallra, çfarë bën shteti, cakton buxhet dhe kritere për këtë. Ky është prokurimi i thjeshtë. Po me këtë mund të bësh një rrugë, etj. Mirëpo ka raste kur shteti nuk ndërton dot rrugë dhe bashkëpunon me privatin. Që të bashkëpunojë bëhet me koncesion, privati kryen një pjesë të shërbimit dhe paguhet, ose nga ata që përdorin shërbimin ose nga buxheti i shtetit.

Që të bëhet koncesion, do të thotë rreziku të kalojë nga shteti të privati. Shteti ka thënë kështu, nuk kam para për koncesionin ia jap privatit, kam këtë buxhet. Ka thënë brenda këtij fondi do ti bësh të gjitha. Pas kësaj dhe këtu e ka kapur gjyqtari. Thotë, pasi ka mbaruar tenderi, kanë nisur ta rinegociojnë, të vendosin kushte dhe kanë hequr kufirin limit. Nga 86 milionë euro ka vajtur mbi 100 e ca milionë euro. Po kështu, energjinë, ujin, etj, do ti paguajë shteti. Gjyqtari thotë se është bërë koncesion formalisht, por de fakto është prokurim i thjeshtë. Pra gara është kot, sepse me këto kushte mund të hynin shumë kompani. Prandaj ai thotë se është e qëllimshme.”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.