E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djali  i Met Rrumbullakut emërohet specialist i Altin Dumanit në SPAK
Lajme

Djali i Met Rrumbullakut emërohet specialist i Altin Dumanit në SPAK

Në Shtator të vitit të kaluar, Muhamet Rrumbullaku u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.Edhe pse gjatë këtij viti krimi ka lulëzuar edhe më shumë në të gjithë sektorët e tij, Met Rrumbullaku është thjesht një kukull e radhës në linjën e rendit dhe sigurisë publike.

Falë postit si Drejtor Policie, ai duket se ka arritur të sistemojë edhe të birin në sistemin që heton vendin. Kështu djali i tij Erlis Rrumbullaku është emëruar me një post pranë Altin Dumanit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

I riu që ka përfunduar studimet në degën “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” tani mban postin e Specialistit në Sekretarinë Administrative të SPAK, Kategoria ekzekutive IV-1. Sipas njoftimit, ka qenë pikërisht i biri i Rrumbullakut kandidati fitues në konkurs. Rrumbullaku Junior do të jetë punonjësi i Dumanit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.