FOTO/Lajme të mira nga moti
Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore ka përpiluar parashikimin e motit për pasditen e sotme dhe ditën e nesërme. Siç edhe bëhet e ditur nuk priten reshje, përveç në zona të izoluara që mund të jenë, reshje dëbore.
Më poshtë parashikimi për sot e nesër:
Parashikimi për reshjet
Sot pasdite në përgjithësi, nuk priten reshje, përjashtuar ndonjë reshje të izoluar dhe të dobët, më e mundshme në qarkun e Kukësit (me kohëzgjatje të shkurtër).
Nesër nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Temperaturat sot e nesër
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 1 °C / 11 °C
në vendet e ulëta: -1 °C / 9 °C
në vendet malore: -5 °C / 7 °C.
Nga do të fryjë era
Sot pasdite do të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare. Nesër do të fryjë e dobët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






