E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhja e kreut të ri të AMP-së,  arrestohet zv.drejtori  i Policisë të Kufirit në   Korçë
Lajme

Zgjedhja e kreut të ri të AMP-së, arrestohet zv.drejtori i Policisë të Kufirit në Korçë

Ndalimi i kryekomisarit, Stilian Pasho për trafik droge, ministri Balla: Përgëzime AMP-së për dokumentimin e plotë të rastit

Vetëm pak ditë pas emërimit të Florian Sulejmanit në  krye  të AMP  duket se vijnë dhe rezultatet  para. Këtë të enjte është ndaluar në Korçë Zv.drejtori i Policisë Kufitare.

Është vënë në pranga nga oficerët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, zvdrejtori i policisë kufirit, Stilain Pasho pasditen e sotme.

Lajmin e konfirmoi ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Ai deklaroi se zyrtari i policisë dyshohet se është i përfshirë në trafikun e narkotikëve.

“Kur unë mora detyrën u shpreha se një rrënjë kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur. Sapo është ndaluar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore një Kryekomisar, me detyrë Shefi i Sektorit te Sherbimeve te Kufirit ne Drejtorine Vendore te Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për pëfshirje në “Trafikim të narkotikëve”.

Përgëzoj Agjensinë e Mbikqyrjes Policore për dokumentimin e plotë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Korçë.

Shpreh besimin se drejtimi i ri AMP dhe forcimi i bashkëpunimit me agjencive e tjera ligjzbatuese si SHISH, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK do ta intensifikojnë procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit.

Përgëzime dhe vetëm përpara!”, theksoi Balla

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.