E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lapaj e Qori  dhe Shabani pa koment për arrestimet në bashkinë e Tiranës
Lajme

Lapaj e Qori dhe Shabani pa koment për arrestimet në bashkinë e Tiranës

Adriatik Lapaj i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe Arlind Qori i lëvizjes “Bashkë” nuk kanë asnjë reagim për arrestimet e bujshme të SPAK-ut për inceneratorin e Tiranës.

Ndërkohë që në daljet publike thërrasin e bërtasin për korrupsionin, tashmë që kemi drejtorë dhe zyrtarë të arrestuar për aferën 110 milionë euro për inceneratorin e Tiranës, as Adriatik Lapaj, as Arlind Qori, duket se nuk kanë asnjë fjalë për të thënë.

Kështu si Lapaj dhe Qori i shtohen listës së të heshturve për arrestimet nga SPAK-u, në rresht me kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj, kreun e PD-së së vulës, Lulzim Bashën dhe Endrit Shabanin e “Nismës Thurje”.

Erion Veliaj, një ditë më parë, bënte “show” në fshatrat e Tiranës me lopatë në dorë, ndërkohë drejtorët dhe zyrtarët e bashkisë që ai drejton rezultuan thellësisht të implikuar në aferën që për vite me radhë ka grabitur taksat e shqiptarëve të varfër.

Ndërsa Adriatik Lapaj, i cili del në ekran dhe thotë që do të bëjë luftën që Shqipëria të bëhet, sot nuk ka asnjë reagim për arrestimet, për drejtorët e përfshirë në korrupsion.

Po ashtu edhe Arlind Qori, duket se ka vendosur të mos thotë asnjë fjalë për hetimet e SPAK-ut dhe të prangosurit për aferën.

Ky është një fakt që të habit pasi “Nisma Thurje” ka qenë një ndërsa kallëzueset e aferës korruptive që ka gllabëruar për vite me radhë paratë nga xhepat e shqiptarëve.

Por ndoshta Endrit Shabani se di që “Nisma Thurje” ka kallëzuar inceneratorët, por po ia kujtojmë se akuzonte qeverinë se ishte e kompromentuar në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë, ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.

Në kallëzimin e saj, “Nisma Thurje” pretendonte se grupi i inceneratorëve në Shqipëri, duke nisur nga Fieri, Elbasani dhe Tirana, kishte lidhje me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, të cilët sipas kallëzimit të saj lidheshin me kompani të regjistruara jashtë vendit.

Për inceneratorët ka pasur arrestime. Në pranga kanë rënë Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu dhe Jetmir Llapaj, në arrest shtëpia janë Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi dhe Sidita Tola. Nga ana tjetër akuza ka pasur edhe për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, dhe sekretarin e tij Alqi Bllakon, po ashtu urdhër-arreste ka edhe për “kokat” e inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, por për të gjitha këto Endrit Shabani nuk ka asnjë reagim, nuk ka asnjë fjalë për të thënë.

Endrit Shabani, asnjë fjalë për arrestimet e bujshme për

Por cila është arsyeja? Mos ndoshta po shkon drejt Ramës? Apo ka detyrime ndaj lali Erit?

Por Endrit Shabani nuk është i vetmi që nuk ka reaguar për arrestimet e SPAK-ut pas hetimeve për inceneratorët. Ai ndodhet në rresht me rilindasit dhe Luli Bashën, i cili gjithashtu duket qartë se është vendosur në anën e Veliajt dhe Ramës, duke treguar kështu se kush është dhe me kë është në politikë.CNA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.