Rritet sërish papunësia tek të rinjtë në Shqipëri
Pas pandemisë Covid-19, papunësia tek të rinjtë është rritur shumë edhe pse disa sektorë të ekonomisë kanë nevojë për punonjës.
Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në tremujorin e tretë të këtij viti 74,507 të rinj të moshës 15-29 vjeç ishin të papunë me një shtesë 5300 persona që nga e njëjta periudhë e vitit 2022. Ndërkohë që në qershor-shtator 2023, papunësia tek të rinjtë ishte në nivelin më të lartë që nga tremujori i parë i vitit 2021, kur ekonomia po përjetonte një valë të fortë të pandemisë, Covid-19.
Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 22,0% dhe kjo krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022 është rritur me 1,6 pikë përqindje.
Por rritja e papunësisë tek të rinjtë në një kohë që numri i tyre është në rënie, tregon se tregu i punës ka problematika mes kërkesës dhe ofertës. Kjo pasi shumë oferta nga bizneset shqiptare dhe kushtet e tyre nuk përshtaten me kërkesat e të rinjve dhe kjo i bën ata të papunë ose i detyron të largohet. Modeli ekonomik i bazuar në krahun e lirë të punës, nuk preferohet nga brezi i ri të cilët e shohin më leverdi emigrimin sesa të nisin punë në një fabrikë fasoni ose në një kompani ndërtimi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



