E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja  shkruan se Mërtiri  doli bllof me justifikimet për inceneratorët
Lajme

Gazetarja shkruan se Mërtiri doli bllof me justifikimet për inceneratorët

Ola Xama përmes një statusi në rrjetet sociale, shkruan se Mërtiri është “presta nome” te kontratat e inceneratorëve sepse nuk ka fiskuar shifrat e parave që ishin arkëtuar nga kompnaitë.

Sipas Xamës dikush që investohet te një shoqëri i di të dhënat financiare deri në qindarka.

Gazetarja shkruan se kur paratë xhirohen, por shumica dalin jashtë dhe shkojnë te pronarët realë, është vështirë t’i memorizosh.

Xama thotë se Mërti dhe bashkëpunëtorët e tij, te kontrata e Tiranës kanë shpalosur një art të ri për mënyrën e shpërndarjes së kuotave dhe të drejtave të pronësisë, që nuk është parë ndonjëherë te ndonjë skemë mashtrimi.

Me sa dëgjova deri tani nga intervista, mu krijua  bindja se Mirel Mertiri eshte ‘presta nome’ te kontratat e inceneratoreve, sepse nuk kishte fiksuar mirë shifrat e parave që ishin arketuar nga kompanitë.

Mërtiri dhe Zoto përfitojnë të paktën 40 milionë euro që i nxjerrin jashtë firmës, dhe i çojnë te disa individë që deri më sot janë mister, por duhet të jenë zyrtarë të rëndësishëm.

“Dikush që investohet te një shoqeri, i di te dhenat financiare deri ne qindarka.

Kur parate xhirohen, por shumica dalin jashte dhe shkojne te pronaret reale, eshte veshtire t’i memorizosh.

Keta te kontrata e Tiranes paskan shpalosur nje art te ri per menyren e shperndarjes se kuotave dhe te drejtave te pronesise, qe nuk eshte pare ndonjehere te ndonje skeme mashtrimi.

Kemi pronare ‘presta nome’ disa italiane qe perdoren te mos dale emri i Zotos e Mertirit, pasi ata rezultojne ne dy kontrata te tjera inceneratoresh.

Mertiri dhe Zoto perfitojne te pakten 40 milion euro qe i nxjerrin jashte firmes, dhe i cojne te disa individe qe deri me sot jane mister, por duhet te jene zyrtare te rendesishem.

Pra, kemi tre shkalle pronaresh qe paguhen: italianet per letrat, Zoto-Mertiri per punet e pista dhe letrat, zyrtaret per vendimet dhe firmosjen!”, shkruan Xama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.