FOTO/ Ky është mjeku shqiptar që humbi jetën në Itali
Sokol Hoxha është mjeku shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e së mërkurës në Urbino, Itali.
40-vjeçari me origjinë nga Elbasani ishte në ambulancën që u përplas me një autobus që transportonte fëmijë. Në aksident humbën jetën të gjithë personat që ndodheshin në bordin e ambulancës. Tre punonjësit e kujdesit shëndetësor (një mjek, një infermiere dhe shofer) dhe një pacient. Viktimat janë Stefano Sabbatini nga Fossombrone (shofer), Cinzia Mariotti nga Acqualagna (infermiere) dhe mjeku shqiptar Sokol Hoxha.
Në aksidentin tragjik humbi jetën edhe pacienti i transportuar me ambulancë: 85-vjeçari Alberto Serfilippi.
Në total, shtatë persona u plagosën, katër u transportuan në spitalin e Pesaros (dy fëmijë dhe dy shoqërues), dhe tre në spitalin e Urbinos (2 fëmijë dhe një shoqërues). I plagosur lehtë ka mbetur edhe drejtuesi i autobusit që ka dalë nga spitali San Benedetto.
Sokol Hoxha, 40-vjeç, kishte zgjedhur Italinë për të ndërtuar të ardhmen e tij. Ai u transferua atje në moshën 18-vjeçare dhe studioi për mjekësi dhe kirurgji. Pas diplomimit, ai shërbente prej vitesh si mjek urgjence në Fossombrone.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



