E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Restoranti i Mamaqit “shplarës”  i  parave të  Ilir Beqajt dhe ortakut të tij
Lajme

Restoranti i Mamaqit “shplarës” i parave të Ilir Beqajt dhe ortakut të tij

Hetimet e SPAK ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kanë zbuluar sesi një numër biznesesh janë përdorur nga vetë ai dhe ortaku i tij Ermal Kurtulaj, kreu i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), për të pastruar paratë, me fatura fiktive shërbimesh.

Mes këtyre bizneseve është kompania “Luga e Artë” me veprimtari shërbim kateringu e administratore Dhurata Thanasin dhe restoranti “Me Nam” i Ermal Mamaqit dhe shtetasit Fisnik Fili.

Në dosjen e SPAK thuhet se në 3 raste, Fisnik Fili ka prerë fatura për organizimet e eventeve të restorantit “GZONA” me vlerë mbi 3.2 milionë lekë të vjetra në total dhe nuk ka bërë blerje të treta me qëllim që paratë t’i kalojnë Ermal Kurtulajt.

“Këto fatura rezulton të jenë lëshuar nga shtetasi Fisnik Fili, por në fakt i përkasin restorantit “GZONA” dhe këto veprime janë kryer për qëllim që të fshihet lidhja mes Gzonës dhe shtetasit Ilir Beqaj, që është dhe vetë Drejtuesi i SASPACU-t që monitoron këto projekte”.

Nga të dhënat e administruara dhe ato të marra në sistemin e tatimeve “Portali Qendror për Kontroll dhe Menaxhim” ndryshe “Fiskalizimi” SPAK ka arritur të zbulojë faturat dhe shifrat përkatëse.

“Konkretisht me datën 19 korrik të vitit 2023 në orën 20:04 minuta shoqëria tregtare ME’NAM ka lëshuar faturën me vlerë 116.816 lek. Këtë fatura e ka lëshuar kundrejt subjektit me NIPT: L31404451A e cila rezulton në emër të Mira Topçiut që gjithashtu është pjese e SASPAC-Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit e Ndihmës.

Fatura e dytë e lëshuar nga shoqëria ME’NAM mban datën 23 tetor. Kjo faturë është mban vlerën e 93600 lekësh e cila është leshur kundrejt subjektit me NIPT L72111451K e cila rezulton në emër të shtetases Genola Velo që është pjese e SASPAC-Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit te Ndihmës.

Fatura e trete Fiktivë e lëshuar nga shoqëria ME’NAM mban datën 15 Nëntor në orën 12:20 minuta.

Kjo faturë është lëshur kundrejt subjektit me NIPT L72917340J ku rezulton si Koordinator Projekti shtetasi Edmond Sinani që është pjesë e SASPAC-Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit te Ndihmës. Kjo faturë mban vlerën 115500 lek.

Në një prej rasteve të ilustuar në dosjen hetimore, Kurtulaj komunikon me administratoren e restorant “Luga e Artë” Dhurata Thanasi për një faturë prej 259 mijë lekësh të prerë për shërbimet e kësaj kompanie.

“Subjekti tregtar “Dhurata Thanasi Person Fizik me emrin tregtar “Luga e Arte”, me fushe veprimtarie “Tregtim me pakice te produkteve ush1imore tipike shqiptare, me adrese TIRANE Rr: Muharrem Butak, Pallati Rinia.- Date 14.11.2023, 08:41:17, me pershkrimin “Shërbim Kateringu” ne vlerën 259000 leke”.

Ilir Beqaj është prej kohësh nën hetim për koncesionin e sterilizimit dhe prej mesit të nëntorit të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme antikorrupsion ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë detyrim paraqitjeje çdo të premte në orën 15:30 minuta.

Por hetimi i thelluar pasuror që pasoi me vendimin për kontrolle në banesën e tij, nuk nisi vetëm për koncesionin e sterilizimit, por edhe nën dyshimet e abuzimeve me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, që Beqaj e drejtoi që nga themelimi i saj në vitin 2021 deri kur dha dorëheqjen pasi iu komunikua masa e detyrimit të paraqitjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.