E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E kërcënoi se do e vriste në sy të fëmijës,  pasi 41-vjeçarja piu fostoksinë bashkëshorti vendosi fjongo të zezë në rrjetet sociale
Lajme

E kërcënoi se do e vriste në sy të fëmijës, pasi 41-vjeçarja piu fostoksinë bashkëshorti vendosi fjongo të zezë në rrjetet sociale

Vetëvrasja e 41-vjeçares Bedrie Loka tronditi opinionin publik, akt që viktima dyshohet se e ndërmorri për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike pas kërcënime të vazhdueshme me vdekje nga ana e bashkëshortit të saj dhe hapjes së një adrese TikTok-u ku publikoheshin foto me përshkrime denigruese për të.

Katër ditë pas ngjarjes së rëndë, e cila ndodhi mëngjesin e 2 Janarit në fshatin Vadardhë të Sukthit, është vendosur në pranga i shoqi i saj, 45-vjeçari Xhemal Loka, i cili dyshohet se e shty drejt vetëhelmimit me fostoksinë.

Sipas uniformave blu, pas kthimit nga Greqia ai e ka kërcënuar me thikë bashkëshorten në sy të një prej fëmijëve të tyre se do ta vriste.

Dhe një ditë pas vdekjes së 41-vjeçares, më 3 Janar, Xhemal Loka ka përditësuar foton e tij të profilit në rrjetin social Facebook ku ka vendosur një fjongo të zezë në shenjë zie për humbjen e nënës së katër fëmijëve të tij.

Ndërkohë në telefonin e tij, të cilin ia kishte dhënë të motrës për ta fshehur, janë gjetur video e SMS kërcënuese ndaj të shoqes.

Celulari i 45-vjeçarit është sekuestruar nga policia së bashku me atë të viktimës.

Ka qenë dëshmia e vajzës së çiftit, të cilët ishin prindër edhe të 3 djemve, që ka “fundosur” të atin, pasi ka treguar për hetuesit dhunën psikologjike që Xhemal Loka ka ushtruar drejt të shoqes.

“Babai dhunonte dhe shantazhonte vazhdimisht nënën”, ka dëshmua ajo, pasi e ëma i kishte treguar të bijës më 2 janar në lidhje me sherrin që kishte me të atij e saj.

Ndërkohë, ekspertët e IT po zbulojnë se kush e hapi adresën e TikTok në emër të 41-vjeçares ku u publikuan foto denigruese të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.