E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E trishtë, legjenda e futbollit  Beckenbauer
Lajme

E trishtë, legjenda e futbollit Beckenbauer

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare legjenda Franz Beckenbauer. Lajmin për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të Bayern Munich dhe kombëtares së Gjermanisë e konfirmoi vetë familja e Beckenbauer.

Ish-ylli i Bayern Munichut, ka qenë  një ndër të rrallët që e ka fituar Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner, së bashku me Didier Deschamps të Frances dhe Mario Zagallo të Brazilit.

Beckenbauer i cili gjatë kohës sa ishte futbollist aktiv e kishte pasur nofkën Der Kaiser (perandori) është paraqitur në 103 ndeshje për ish-Gjermaninë Perëndimore dhe ka luajtur në tre Kupa të Botës.

Beckenbauer ishte kapiten i Gjermanisë në Kupën e Botës në vitin 1974, aty ku e mposhtin Holandën në finale me rezultat 2-1.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.