Fier/ U përplas me Range, drejtuesi i motorit në gjendje të rëndë në spital
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Fier.
Një automjet tip Range Rover është përplasur me një person që po lëvizte me motor.
Nga dëshmitarët mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Mujo Ulqinaku”. Bëhet e ditur se drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 17:05, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, autmjeti tip “Renge rover”, me drejtues shtetasin A. C., është përplasur me një motomjet tip “Honday”. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe identifikimin e personit të dëmtuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



