E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
vendngjarje, u mbajt në…
Lajme

vendngjarje, u mbajt në…

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me atentatin e mbrëmjes së djeshme në Tiranë, ndaj Zamir Kalemit.

Sipas burimeve për Euronews, targat e automjetit tip Nissan që dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit ndaj Zamir Kalemit rezultojnë të vjedhura në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja automiku. Po ashtu bëhet e ditur se prej disa orësh ditën e djeshme Kalemi është mbajtur nën vëzhgim nga autorët.

Kujtojmë se 35-vjeçari është vëllai i Andrea Kalemit i cili në Gusht të 2023 i shpëtoi një atenati në Greqi.

Gjithashtu ai është kushëriri i Aleksandër Sadikajt që mbeti i vrarë gjatë një atentati me eksploziv në Unazën e Madhe.

Pista kryesore që po hetohet është hakmarrja.

Dyshohet se pas ekzekutimit të Aleksandër Sadikaj, Adriatik Kalemi dhe Zamir Kalemi mund të kenë gisht në organizmin e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa nga Saranda, në shenjë hakmarrje për të afërmin e tyre.

Pas vrasjes së biznesmenit, në një hark kohor prej disa muajsh, Adriatik Kalemit i janë bërë dy atentate për ta eliminuar fizikisht.

Në muajin gusht ai u qëllua me breshëri plumbash në ishullin e Paksos në Greqi, ku kishte shkuar me pushime për familjen, por mundi t’i shpëtonte mrekullisht vdekjes pasi u plagos rëndë.

Më pas sërish në muajin dhjetor ai u tentua të eliminohej në burgun që ndodhej në Greqi, ku u qëllua në arterien kryesore me mjet prerës nga një i burgosur egjiptian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.