E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hapet ankandi 300 MW për fotovoltaikët hibrid/ Balluku: Ofertuesit kanë afat deri në 17 maj
Uncategorized

Hapet ankandi 300 MW për fotovoltaikët hibrid/ Balluku: Ofertuesit kanë afat deri në 17 maj

Ditën e sotme është hapur Ankandi Fotovoltaik Hibrid 300 MW, një tjetër burim për prodhimin e energjisë së gjelbër. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë me dije se dita e fundit për dorëzimin e ofertave do të jetë 17 Maj dhe më pas do të shqyrtohen nga ekspertët deri më 10 Korrik 2024.

“Sot, quhet dita e parë, e cila do të zgjasë deri më 10 Korrik, që do të jetë afati përfundimtar i daljes së fituesve të kësaj gare. Ofertuesit kanë kohë deri më 17 Maj për paraqitjen e ofertave. Ankandi i quajtur “hibrid”, i quajmë ato ankande ku shteti shqiptar është i gatshëm të blejë energjinë e prodhuar nga këto ankande. Në ankande, ne kemi angazhuar dhe asete publike, ndërkohë në ankandin e sotëm, shteti blen energjinë dhe është detyrë e ofertuesve që të marrin masa për truallin dhe gjithçka tjetër”, u shpreh Balluku.

Kapaciteti minimal 10 megavat orë, maksimali 100 megavat orë, duke i dhënë mundësinë që pjesë e këtij ankandi të jenë 3 entitete. Pjesëmarrësit mund të marrin pjesë edhe përmes projekteve të ndryshme. Çmimi maksimal i pranueshëm 59,97 Euro për megavat orë, ky çmim që ka dalë nga të gjitha analizat që kemi bërë, bazuar në ankandet e mëparshme. Ky do të jetë ankand me transparencë të plotë, kompanitë do të kenë suport për të marrë informacionin e duhur dhe të përgatiten siç duhet që të kemi respektim të afateve. Ankandi nis menjëherë në këto momente” tha Balluku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.