E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Operacioni sekret/ Tentativa e dështuar për të kapur besnikun e Martinajt
Lajme

Operacioni sekret/ Tentativa e dështuar për të kapur besnikun e Martinajt

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar mbrëmjen e sotme një operacion sekret të zhvilluar ditën e sotme nga FNSH dhe Policia për kapjen e Eljo Hatos, personazh besnik i Ervis Martinajt.

Hoxha tha në emisionin e Ylli Rakipit se operacioni dështoi, pasi nuk mundën që të lokalizonin Haton.

“Eljo Haton e kanë mbajtur nën vëzhgim dhe hetim. Është edhe ai atentati i banakieres. Dyshimet janë që ai të ketë organizuar hakmarrje për atë që i kanë ndodhur Ervis Martinajt.  Dyshimet janë që ai ka kapacitetet për të organizuar një grup për tu përgjigjur për atë që i ndodhi Martinaj.

Operacioni i zhvilluar sot është mbajtur sekret. Është kryer nga FNSH dhe Policia, por ka dështuar. Është kryer kontrolloj në Shkodër në periferi. Nuk është gjetur aty edhe pse ka patur informacione.

Njerëz të afërt të tij pretendonin se gjatë përpjekjeve të policisë, për të rrethuar banesën, për të nxjerr jashtë kanë goditur edhe qentë e familjes. Por, nuk është bërë e mundur që ky person të kapet. Eljo Hato është ndër të paktët që ka mbijetuar nga rrethi i ngushtë që ka patur Martinaj. Ka dyshime që ai mund të synojë të organizojë goditje.

Dy nga ngjarjet ku janë goditur grupe kundërshtare të Martinajt, dyshohet si i përfshirë, qoftë si organizator apo pjesëmarrës, të ketë qenë edhe Eljo Hato. Autoritetet nuk japin informacion për atë që ka ndodhur me Ervis Martinajn. As SPAK nuk e ka bërë dhe as prokuroria e Kurbinit, që heton për zhdukjen dhe rrëmbimin e Ervis Martinajt.

Merremi ende me histori që nuk i dihet filli dhe fundi zyrtarisht. Edhe pse dihet pak a shumë cfarë ka ndodhur. Operacioni i sotëm në Shkodër, ka synuar pikërisht këtë gjë, të kapë këtë person por ka dështuar”, theksoi gazetari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.