Elvana Gjata në lidhje romantike me inxhinierin?
Historia e shumë përfolur e Elvana Gjatës me Ervin Matën duket se ka përfunduar, kësaj radhe përgjithmonë. Pas daljes së përgjimeve të Vinit, ku i dashuri i këngëtares merrej me kokainë dhe transaksionet bankare bëheshin përmes llogarisë së Vanës, “boli” u arratis dhe Gjatës i duhej një ngushëllim ndaj ajo është hedhur në krahët e një inxhinieri, i cili quhet Elson Barakutaj.

Djali në fjalë jeton në Londër, por do e shihni edhe si aktor në filmin e Elvanës dhe Ermalit “2 Gisht Mjaltë 2”.
Nga fotot dhe videot e hedhura në Instagram, inxhinieri i Elvanës duket goxha i pashëm dhe shtatlartë, e mbase kësaj radhe këngëtarja nuk do e fshehë romancën nga syri i publikut për dy arsye: E para ai është i pashëm dhe jo si Ervini, e dyta ai është inxhinier dhe jo “kimist” që merret me drogë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



