E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryeministri italian: Politika e kanabizuar një problem serioz
Lajme

Ish-kryeministri italian: Politika e kanabizuar një problem serioz

I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi, ka komentuar situatën aktuale të politikës shqiptare, e cila referuar autoriteteve italiane  duket të jetë e përfshirë në aferat e drogës dhe krimit.

Në gjykimin e Prodit, në krahasim me vitin 1997, kjo çështje paraqitet tejet shqetësuese, pasi përfshirja e institucioneve përbën një problem serioz.

“Dikur ishte problem i popullit, ndërsa sot është problem individual në disa aspekte kriminale”, ka pohuar Prodi ndër të tjera.

“Unë s’jam ekspert i kësaj çështjeje. Sigurisht që çështja e përfshirjes politike në kanabis përbën një problem shumë serioz. E bën nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar edhe më të fortë. Por për këtë arsye, tregohet një ndryshim shumë i madh me atë që ndodhi më parë. Natyrisht, nëse përfshihen politikanët, atëherë bëhet më e vështirë. Procesi për evidentimin, procesi për izolimin dhe ndëshkimin. Sepse është e qartë që ata do të kenë edhe më shumë mbrojtje. Ama, vazhdojnë të jenë në kuadrin e një anomalie kriminale. Ndërsa, në atë kohë, ishte frika e një populli të tërë”, ka deklaruar Romano Prodi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.