Fati i Veliajt varet nga Edi Rama! Ja pse mund t’ja lëshojë SPAK-ut…
Bushati tha ne emisionin “TPZ” se SPAK do të merret me Veliajn, nëse Rama gjykon se Veliaj e rrezikon pushtetin e tij.
“Nëse Veliaj bëhet problem për pushtetin absolut të Ramës, SPAK do të merret. Nëse e sheh si njeriun që shpërndan reklamat, i mbyll punën e pista, që nga Federata dhe deri te Teatri, nuk merret. Historia e SPAK është historia e leje-marrje te Edi Rama. Edi Rama i shkarkon, i heq, i shkel syrin.
Në rastin e Ahmetajt, i thoshte po të isha prokuror do e bëja edhe më keq.
Mos krijojmë, jo amerikanët, por edhe Zoti, të na thotë se SPAK vepron në mënyrë të pavarur, të jemi kaq idiotë dhe ti besojmë…
SPAK vepron me drejtësi të dirigjuar dhe dirigjenti ndodhet në Kryeministri. Nga kjo varet fati i Erion Veliajt. E do Rama të djegur apo e do në politikë”, tha Bushati.

Artan Hoxha në të njëjtin panel tha se hetimet që po kryen SPAK lidhur me inceneratorin e Tiranës, për të cilën janë burgosur disa zyrtarë, mes tyre edhe dy nga Bashkia e Tiranës.
Veliaj përmendet në dosjen e SPAK kundër Ahmetajt, por ende nuk rezulton në hetimet për inceneratorin e Tiranës. Gazetari tha se hetimet po vijojnë dhe se ato i kryen prokurori Dritan Prençi.
“Te hetimi për Arben Ahmetajn është përmendur edhe emri i Veliajt. Te hetiemet e tjera, nuk del deri tani. Ai prokurori që ka hetuar çështjen, është prokurori që ka zëvendësuar Dumanin në Tropojë. Janë prokurorë që e njohin jnëri tjetrin. Zoti Prençi, është akoma nën hetim e sipër çështje.
Opinioni publik, për shkak të rëndësisë së çështjes dhe fakti që inceneratori i Tiraëns ka vlerë të madhe monetare, por edhe për fondet e harxhuara, mbi 70 milionë euro, qytetarët janë shumë të interesuar në këtë histori.
Edhe Kryetari i Bashkisë nuk është më aq aktiv sa më parë. Gjëja që ka ndodhur kohët e fundit, është zhdukur fare lajmi nga mediat për inceneratorët e Tiranës.
Duan që zjarri edhe po nuk u fik, ta mbulojë hiri.
Ajo si çështje është nën hetim, por nuk kemi aq kohë sa të presim, kërkojmë veprime të shpejta. Duke parë Fierin dhe Elbasanin, që nuk u shkua te kryetarët e bashkive, jam skeptik për Tiranën, duhet shtyrje, fuqi madhore, që ta çonte deri aty. SPAK është makineri në rrugë e sipër”, tha Hoxha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



