Veliaj i jep 80 MLN për website Ermal Beqirit
Erion Veliaj ka vazhduar përsëri të shpërdorojë paratë e taksapaguesëve të Tiranës duke organizuar tendera të dyshimtë e abuzivë në kurriz të popullit. Tashmë radhën për të ndarë milionat me të, e ka eksperti që ndihmoi Ilir Metën të shpallej i pafajshëm nga videoskandali me Dritan Priftin.

Bëhet fjalë për Ermal Beqirin, pronarin e kompanisë SOFT & SOLUTION. Veliaj e ka gostitur Beqirin me plot 80 milionë lekë të vjetra me TVSH. Këto para do të paguhen vetëm për të ndërtuar një faqe internet.

Kuptohet lehtësisht se sa i madh është abuzimi dhe vjedhja e fondeve në këtë tender në të cilin është paraqitur një kosto jashtëzakonisht e mbifryrë. Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-92131-12-26-2023 dhe me objekt “Platforma e integruar e Agjencisë së Rinisë”.

Tenderi është organizuar nëpërmjet Agjencisë së Rinisë, e cila varet direkt nga Bashkia Tiranë. Duke shfletuar dokumentacionin e këtij tenderi, shikohet se në garë kan marrë pjesë 5 kompani. Por nga këto, dy prej tyre ofruan shifra më të vogla se sa fituesi, e megjithatë nuk u morën parasysh nga autoriteti kontraktor.
Me sa duket veliaj e kishte vendosur që në fillim që “kukulla” e Metës duhet të shpallej fitues i plot 80 milionë lekëvë të vjetra për ndërtimin e një faqe internet. Me pak fjalë, vjedhje sheshit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



