E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Media e çmendur e klikimeve po e izolon gjithë jetën bashkëshorten e 35-vjeçarit dhe dy fëmijët!
Lajme

Media e çmendur e klikimeve po e izolon gjithë jetën bashkëshorten e 35-vjeçarit dhe dy fëmijët!

Igli Çelmeta

Bashkëshorti i sëmurë e izoloi 1 vit, media e çmendur e klikimeve po e izolon gjithë jetën bashkëshorten e 35-vjeçarit dhe dy fëmijët!

Nuk mjafton historia e trishtë e familjes Zhabolli me djalin që vuan nga probleme të shëndetit mendor, i cili mbajti të izoluar gruan, por i shtohet edhe dhuna psikologjike që po i shkakton media duke publikuar detaje dhe informacione pafund jashtë çdo etike gazetareske, por edhe njerëzore. Media duhet të trajtojë fenomenin dhe jo detajet, media duhet të bëjë fushatë sensibilizimi, që të shkosh te mjeku për mjekimin e shëndetit mendor të mos jetë më tabu. Ky është misioni i medias.

Nuk mund të publikohen në media detaje që lëndojnë familjen Zhabolli, kjo ngjarje kërkon një raportim gazetaresk të kujdesshëm dhe jo kush jep më shumë informacione vetëm për ca lexime dhe klikime që kthehen në “vrasëse” për familjen Zhabolli. Nuk mund të publikohen letrat e bashkëshortes së 35-vjeçarit kur mendonte të largohej nga kjo jetë. Publikimi i tyre është një tjetër tronditje për këtë familje, për bashkëshorten e 35-vjeçarit, por sidomos për fëmijët, të cilët kur të rriten do të lexojnë nëpër portale apo media se çfarë kishte shkruar nëna e tyre dhe si kishte tentuar të vetëvritej.

Pyetja që shtroj është çfarë nxori në pah media duke publikuar këto detaje, info. apo letra? Shëroi Jetnorin? U lehtësoi dhimbjen familjes Zhabolli?
Jo, aspak. Madje i dyfishoi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.