Rakip Suli shpall fituese Vilma Nushin edhe pse dy firma ofruan më pak
Rakip Suli vazhdon i qetë të shpërdorojë paratë e taksapaguesëve të tij në tendera të dyshimtë dhe abuzivë.

Në rastin konkret ai ka organizuar një tender ku fituese ka shpallur “partneren” e vjetër të qeverisë, Vilma Nushi. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit që mban numrin e referencës REF-79583-09-12-2023 dhe ka si objekt “Blerje kancelari”.

Fondi limit është caktuar në vlerën 6,066,666 lekë të reja pa TVSH ose gati 73 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke hulumtuar dokumentacionin e këtij tenderi, shikohet se kanë marrë pjesë 4 kompani nga të cilat dy kanë ofruar vlera më të vogla se fituesi.

Siç ndodh shpesh, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për Rakip Sulin i cili me vendosmëri i ka dhënë trofeun e fitueses kompanisë MARKETING & DISTRIBUTION të Vilma Nushit. Oferta e saj është në vlerën 4,177,680 lekë të reja pa TVSH ose rreth 50 milionë lekë të vjetra me TVSH. Epo, i gëzofsh lekët e qytetarëve të Kamzës, zonja Vilma.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



