E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha i del në mbrojtje ish-ministrit: Një qime floku po i prekët, do e pësosh! Nuk e bën dot si me Vis Martinajn
Lajme

Berisha i del në mbrojtje ish-ministrit: Një qime floku po i prekët, do e pësosh! Nuk e bën dot si me Vis Martinajn

Gjatë fjalës së tij drejtuar simpatizantëve të mbledhur poshtë banesës ku ai ndodhet në “arrest shtëpie”, ish-kryeministri Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje, Arben Ahmetajt, i cili në rrëfimin e mbrëmshëm tha  se është kërcënuar me jetë nga Edi Rama.

Sipas Berishës, Rama të njëjtën gjë ka bërë me Ervin Martinajn, i cili është ende i zhdukur, por nuk do ta bëjë dot me Ahmetajn, sepse nëse i preket një qime floku ish-numrit dy të qeverisë dhe familjes së tij, do ta pësojë kryeministri personalisht.

Berisha: Pati një aspekt që nuk është se nuk u emocionova. Pati një aspekt tronditës që ishte kërcënimi me jetë i tij në kryesinë e Partisë, nga qelitë e burgjeve, duke dëshmuar se gjithçka zhvillohej si në bodrumet e mafies.

Këtu unë i jap të drejtë, sado që në rrëfimin e tij tronditës, përpiqej herë të thoshte se frika është normale, herë tjetër se unë nuk kam frikë, por e vërteta e tij është se ai është kërcënuar me jetë dhe kërcënuesi i tij është Edi Rama, sic e tha dhe ai vetë.

Këtu në emër tuaj i deklaroj Edi Ramës, se një qime floku po i prekët Arben Ahmetajt dhe familjes së tij, do ta pësosh personalisht me familjen tënde.

Ja bëj këtë, se Arben Ahmetaj të denoncoj. E bëre me Ervis Martinajn, por se bën dot me Arben Ahmetajn.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.