DETAJET/I kishte blerë shtëpi dhe makinë/ 41-vjeçarja i dogji mjetin të dashurit!
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja në Durrës, ku një 41-vjeçare, i dogji makinën të dashurit, për të cilin ajo pretendon se i kishte blere edhe mjetin edhe një shtëpi.
Dorina Stafaj kishte pasur një lidhje disa-vjeçare me 42-vjeçarin me inicialet K. S., por kishte zbuluar sëfundmi se partneri komunikonte me vajza të tjera.
Ndonëse 41-vjeçarja jetonte në Itali ku kishte dhe një qendër estetike, ndërsa me të ardhurat e fituara nga puna kishte tentuar të investonte dhe në qytetin bregdetar.
Stafaj kishte blerë një apartament dhe një makinë (mjeti që iu vu zjarr), ndërkohë që i kishte regjistruar në emër të partnerit të saj. Por pas sherreve dhe dyshimeve se ai e tradhtonte, Stafaj, në bashkëpunim me vëllain e saj, kishte ndërmarrë hapin ekstrem, duke i vënë zjarrin makinës, pasi kishte pohuar se ishin prona që ajo i kishte blerë me të ardhurat e saj. Madje ata tentuan që të digjnin dhe banesën, por ngjarja në fjalë është parandaluar.
Sakaq, në kërkim është shpallur vëllai i saj, 35-vjeçari me inicialet M.S., ndërsa në gjendje të lirë po hetohet shtetasi italian me inicialet F. C., 58 vjeç, për moskallëzim krimi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



