E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Momenti epik, Bardhi flak xhaketën dhe i turret Ramës
Lajme

VIDEO/ Momenti epik, Bardhi flak xhaketën dhe i turret Ramës

Momente tensioni pati në sallën e Kuvendit, pasi deputetë të opozitës arritën të hyjnë në mjediset e brendshme të Parlamentit, pas minutash përballjeje me gardistët, që nuk i lejonin të merrnin pjesë në seancë.

Gazment Bardhi, sa ka hyrë në sallën e seancave plenare, ka flakur një xhaketë që mbante në dorë dhe i është drejtuar mjaft i nervozuar Kryeministrit Edi Rama, i cili qëndronte i rrethuar nga gardistë të tjerë, që tashmë janë kthyer në pjesë të pandarë të punimeve parlamentare.

““Kush je ti, s’të vjen zor”, iu drejtua Bardhi, Ramës, që qëndronte i qetë në karrigen e tij në Kuvend, ndërsa përpara ndodheshin të paktën 20 gardistë që kishin krijuar një mur mbrojtës.

Pas Bardhit, ishte deputeti Asllan Dogjani që i është hakërryer Kryeministrit, ndërsa Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit, dëgjohet t’iu thotë deputetëve të opozitës që “nuk ju vjen turppër sjelljen që bëni”.

Nikolla, si zakonisht ka mbyllur seancën brenda pak minutash, ndërsa moment epik në atë që ndodhi brenda sallës ishte flakja që kreu i deputetëve demokratë i bëri xhaketës, si për të ftuar Ramën në një “ndeshje boksi” …

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.