E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Çudira në Kishën Katolike në Tiranë, Erion Veliaj mban fjalim propagandistik
Lajme

VIDEO/ Çudira në Kishën Katolike në Tiranë, Erion Veliaj mban fjalim propagandistik

Çudira në Kishën Katolike.

Në Katedralen e Shën Palit në Tiranë fillon mesha, pra liturgjia.

Këndohet Laudate Dominum, Lëvdojeni Zotin!

Deri këtu çdo gjë normale. Pastaj Arqipeshkvi Arjan Dodaj bën kryq, fillon meshën dhe fton për një fjalë përshëndetëse…Erjon Veliajn (?!)

Kryebashiaku i Tiranës me mospërfillje totale del përpara altarit (??!!) dhe fillon mban një nga ato fjalimet e tij të parafabrikuara ku i jep mend pjesëmarrëve në meshë se çfarë është modestia dhe puna shpirtërore me popullin.

Kjo skenë e çuditshme dhe e tepërt nuk u konsumua me popullin e thjeshtë. Veliaj paska mbledhur të gjithë priftërinjtë dhe po bën me ta një ‘propaganda stunt’ brenda në kishë, sepse u paska organizuar një kampionat kalçetoje. (???!!!)

Kemi parë personalitete botërore të marrin pjesë në meshë, por kurrë ta uzurpojnë për qëllime politike. Hierarkia e pushtetit dhe politikës nuk vlen brenda në kishë. Aty të gjithë i përulen Jezu Krishtit, misterit të tij dhe sakramenteve.

I jepet lavdi Hyjit, jo pushtetit e as parasë.

Nuk presim nga Veliaj të kuptojë respektin për pushtetin hyjnor. Për të çdo shans për propagandë duhet shfrytëzuar.

Mirëpo imzot Arjan Dodaj i ka borxh një shpjegim besimtarëve.

Kisha katolike ka qëndruar në stuhitë e tmerrshme të burgjeve komuniste mirëpo kleri i saj i sotëm po tregon dobësi të tepërta, njëherë me Tom Doshin e Mark Frrokun ndërsa tani me politikën e lartë.

Është koha që Kisha t’i rikthehet identitetit të saj, fetar dhe patriotik.

FB Lolita

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.