E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha qorton Ramën për deklaratën  mbi Kosovën: Prishtina s’ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat
Lajme

Basha qorton Ramën për deklaratën mbi Kosovën: Prishtina s’ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me postimin e kryeministrit Edi Rama, mbi mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë së OKB, ku u diskutua mbi Kosovën.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha tha se Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete

“Flet si perëndimor, vepron si lindor. Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, europiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë. Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cënim të sigurisë së tyre kombëtare. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron çështje të sigurisë së vendit tonë. Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete. Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh ndaj sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni që vret vende pune, varfëron shqiptarët dhe shkatërron besimin te institucionet dhe shteti”, shkroi Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.