Ermal Onuzi do të marrë drejtimin e Gardës së Republikës
Ermal Onuzi do të jetë njeriu që do të marrë drejtimin e Gardës së Republikës pas Gramoz Sakos i cili ditë më parë, njoftoi dorëheqjen e tij nga detyra pas 11 vitesh punë.
Ermal Onuzi duke punuar në terren
Prej disa kohësh, ai është punonjës pranë një kompanie konçesionare dhe është marrë kryesisht me sigurine.
Pritet që emërimi i Onuzit të bëhet pas ndryshimeve të ligjit dhe ecjes përpara me procedurat, pasi që të emërohesh në krye të Gardës së Republikës duhet të kesh disa grada që i kërkon pozicioni dhe për këtë pritet që së shpejti, ashtu siç u veprua me Muhamet Rrumbullakun, të veprohet edhe me Onuzin, i cili pritet të marrë drejtimin e Gardës së Republikës
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



