E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta  komenton refuzimin e Bashës për marrëveshjen  e krijimit të Federatës së Opozitës: S’e kam parë kush e ka firmosur, por…
Lajme

Meta komenton refuzimin e Bashës për marrëveshjen e krijimit të Federatës së Opozitës: S’e kam parë kush e ka firmosur, por…

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar refuzimin e ftesës nga ana e kreut të PD-së, Lulzim Basha për t’iu bashkuar marrëveshjes së krijimit të Federatës së Opozitës.

Meta, në një konferencë për mediat, u shpreh se nuk e ka parë kush e ka firmosur dokumentin.

“Më është propozuar dokumenti nga ana e PD-së, është shumë parimor dhe në përputhje me qëllimet e Partisë së Lirisë.

Nuk kam parë se kush e ka firmosur dokumentin, por kam firmosur siç do bëja për gjithçka që do kthente vendin në shinat kushtetuese dhe për të pasur një demokraci funksionale”, tha Meta.

I pyetur nëse Basha duhet të jetë pjesë e Federatës, Meta u shpreh se: “Nuk jam këtu për të përjashtuar askënd që ka vullnet dhe dëshirë, si edhe është i lirë për tu vendosur përballë narkoshtetit. Çdo njeri që ka dëshirë të përballet me regjimin është i mirëpritur në tryezë. Duhet të pyesni iniciatorët e asaj tryeze, nuk kam qenë unë iniciatori.”

KANDIDAT PËR KRYEMINISTËR?

Kreu i PL-së u pyet gjatë konferencë nëse emri i tij është në tryezën e opozitës si kanditaturë për të qeverisur vendin.

Meta deklaroi se aftësitë e tij si kryeministër janë provuar në dy vite, duke shtuar se treguesit e Shqipërisë kanë qenë më të mirët sa i takon rritjes ekonomike, por theksoi se “nuk jemi për të shpallur sfida të tilla”.

“Emri im do të udhëheqë PL-në, e cila do të jetë një ndër 3 forcat kryesore politike në të ardhmen dhe faktor kryesor e katalizator për ndryshimin në vend, unë dhe PL e kemi bërë të qartë se preferojmë një kandidaturë sa më gjithëpërfshirëse.

Sa i përket aftësive të mia si kryeministër janë provuar në dy vite, treguesit e Shqipërisë kanë qenë  më të mirët sa i takon rritjes ekonomike dhe kanë qenë më të mirët sa i takon ritmeve të integrimit europian. Nuk jemi për të shpallur sfida të tilla”, u shpreh Meta.

MARREVESHJA

Marrëveshja parashikon institucionalizimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar, sipas parimit “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”, ku përfshihen të gjithë faktorët politikë parlamentarë dhe relevant opozitar, të cilët marrëdhënien dhe bashkëpunimin opozitar, e cmojnë si detyrim dhe jo marrëveshje që fuqizojnë qeverinë dhe antikushtetutshmërinë.

Opozita e bashkuar rikonfirmon vendosmërinë për t’u përballur, sic thote ajo “me regjimin e korruptuar dhe të kriminalizuar të Edi Ramës, që gjatë qeverisjes së tij ka shndërruar Shqipërinë në vendin e pamundësive për shqiptarët e ndershëm dhe po detyron rininë të braktisë vendin për shkak të pamundësive ekonomike”.

Federata e Opozitës së Bashkuar ka shpallur edhe prioritetet që janë, “garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, përmes realizimit të një Reformë Zgjedhore kuptimplotë dhe për adresimin e të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it, që siguron një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, si dhe nevojën për të koordinuar përpjekjet për rikthimin e pluralizimit dhe demokracisë funksionale”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.