A ka vërtetë gjyqtarja Këlliçi materiale shantazhuese për krerët e drejtësisë, prokurë dhe gjyqtarë?

E konsideron shok mirëkuptues, e informon për ‘çdo avancë ndaj saj’ dhe është i pari që i ka sugjeruar të denoncojë menjëherë letrën e kërcënimit me jetë, letër e cila sipas Prokuorisë së Tiranës është shkruar nga vetë gjyqtarja, protagoniste e ‘Netflix-it’ më intrigues dhe më të pabesueshëm në drejtësinë shqiptare, të cilin do ta kishin zili regjizorët më të famshëm të 100 viteve të fundit.
Bëhet fjalë për bashkëshortin e gjyqtares së Tiranës Arnisa Këlliçi, Klejd Këlliçi, mbështetës i Vedvendosjes së Albin Kurtit në Shqipëri, pasionant për motorrat e vjetër dhe djegien e duhanit me llullë.
Në intervistën për gazetarin Spartak Koka, gjyqtarja Këlliçi u shpreh se menjëherë pasi ka konstatuar letrën e kërcënimit ka informuar bashkëshortin e saj Klejd Këlliçin, i cili ia sugjeruar që të bëjë sa më shpejt denoncim.
Arnisa Këlliçi u devijoi disa pyetjeve kyçe të Spartak Kokës, duke mbajtur në mjegull shkakun dhe qëllimin e gjithë telenovelës në dukje e panevojshme dhe absurde në Gjykatën e Tiranës, duke përfshirë prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, kancelarë, gjyqtare të GJKKO, prokurorë të SPAK-ut si dhe krerët e KLGJ, KLP dhr KLP.
Megjithatë, gjyqtarja Këlliçi la të kuptohet se nuk është ‘një peshë e lehtë’, duke sinjalizuar se disponon materiale kompromentuese për disa përfaqësues të lartë të drejtësisë, ‘asa nën mëngë’ që mund të hedhin në erë drejtësinë.
Në intervistën telefonike për Spartak Kokën gjyqtarja artikuloi disa mesazhe me natyrë shantazhuese, duke pretenduar se disponon prova që implikojnë krerët e drejtësisë në pazare me dosje, ndërhyrje të paligjshme, afera korruptive dhe në punë të nxehta shtrati.

Një mesazh i gjyqtares, e cila besohet se është ‘arratisur’ në Holandë ose SHBA, i adresohej kreut të ILD-së, Artur Metani, për ndërhyrje të papërshtashme, por duke nëkputuar edhe implikeme të rënda surprizuese.
Këlliçi kishte një mesazh edhe për ish shoqen e saj, kryetaren e KLGJ, Naureda Llagami, e cila është diatancuar nga gjyqtarja. Në intervistën e saj, për aq sa tha, u la të kuptohet për një prishje marrëdhëniesh mes Llagamit dhe Këlliçit, të cilat kanë punuar bashkë si këshilltare në Gjyaktën e Lartë. Këlliçi la të hapur mundësinë e hakmarrjes ndaj Llagamit.
A ka vërtetë Arnisa Këlliçi materiale shantazhuese për krerët e drejtësisë, prokurë dhe gjyqtarë apo luan blofin, duke vijuar seritë e telenovelës me kërcënime, intriga, histori rozë, thashetheme dhe përgjime?
Këtë do ta tregojë koha. Nëse Prokuroria e Durrësit, pasi të kalojnë disa muaj, do të mbyllë dosjen e saj për kallëzim të rremë dhe falsifikim dokumentesh, kjo do të konfirmonte se gjyqtarja Këlliçi ka marrë peng me materiale shantazhuese, krerët e drejtësisë.
Nëse gjyqtarja do të shkojë drejt dënimit dhe ajo nuk do të japë asnjë sinjal se parlajmërimet e saj janë serioze, kjo do të konfirmonte përtej çdo dyshime telenovelën amatoreske, por edhe versionin e prolemeve të dyshuara për shëndetin mendor.
Pista kryesore, fabrikim dhe probleme mendore
Pista kryesore është ajo e një loje që ka dalë jashtë kontrollit, duke e implikuar në elementë penalë, me mesazhe të fabrikuara, insinuata, ndonjë histori rozë, xhelozi, provokime, proçka dhe intriga, me dyshime të forta për probleme të shëndetit mendor të protagonistes.
Por, ka edhe një pistë të dytë. Sipas pistës së dytê, gjithçka është pasqyruar në media, si kërcënime, bllofe me hetime, përgjime dhe arrestime nga SPAK, vardisje, kërcënime dhe mesazhe të fabrikuara etj., mund të jetë mbulesë i një të vërtete tjetër, e cila nëse nis dhe zbulohet, mund t’i fundosë të gjithë.
Sipas kësaj piste, e cila sinjalizohet dhe pretendohet deri diku edhe nga Arnisa Këlliçi, bëhet fjalë për prishje pazaresh me dosje, për një përpjekje për të mbajtur gjyqtaren në hulli, nën urdha dhe për t’i diktuar vendimarrjen, ndërsa pjesa e luanit shkon për kokat e klanit, që kanë kontrollur, kanë nën kontroll dhe dua të kontrollojnë fatin e dosjeve, që nga caktimi i gjytarit të çështjes përmes manovrave me shortin dhe kancelarët, deri tek vendimet dhe mënyra e arsyetimit të vendimit, që gjyqtarit çirak i jepet të i gatshëm. Sigurish bëhet fjalë për vendime ku në lojë janë miliona euro.
Sipas kësaj piste, Arnisa Këlliçi kërkon të jetë vetë lojtare e parë dhe jo të vijojë të mbetet një ‘sekretare’ në paradhomat e shefave dhe ujqërve të drejtësisë.
Si rrjedhojë e kësaj ‘kryengritje për pavarësi’ ajo po ndëshkohet dhe po i bëhet një komplot pikërisht nga ujqërit e vjetër drejtësisë. Por, Arnisa, dikur fjalëpakë, kokëulur dhe e zhvlerësuar, tashmë u ka dalë jashtë kontrollit. Dhe jo vetëm kaq. Por, Arnisa mund të përcëllojë shefat e drejtësisë, duke u publikuar pazaret dhe lojërat e shtratit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



