E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohen dy efekte anësore të rralla nga vaksinat anti-COVID
Lajme

Zbulohen dy efekte anësore të rralla nga vaksinat anti-COVID

Dy efekte anësore të reja, por jashtëzakonisht të rralla, të vaksinës anti-COVID – një çrregullim neurologjik dhe inflamacion i palcës kurrizore – janë zbuluar nga studiuesit që kanë punuar në studimin më të madh për sigurinë e vaksinës deri tani.

vaksina

Studimi i më shumë se 99 milionë njerëzve nga Australia, Argjentina, Kanada, Danimarka, Finlanda, Franca, Zelanda e re dhe Skocia ka konfirmuar sa të rralla janë ndërlikimet nga vaksina, me studiuesit që konfirmuan se përfitimet e vaksinave anti-COVID prapë se prapë “ua kalojnë rreziqeve”, raportoiThe Guardian.

Studiuesit që ishin pjesë e Rrjetit Global për të Dhënat e Vaksinave përdorën të dhëna shëndetësore në sistemet elektronike për të krahasuar normat e 13 sëmundjeve të trurit, gjakut dhe zemrës te njerëzit pasi morën vaksinën Pfizer, Moderna ose AstraZeneca, me shkallën që mund të pritej që këto sëmundje të ishin prezente në popullsinë para pandemisë.

Studimi konfirmoi me një nivel të lartë saktësie lidhjet e njohura mes vaksinave mRNA (Pfizer dhe Moderna) dhe efekteve të rralla anësore të miokarditisit dhe perikarditit (të dyja sëmundje të zemrës).

Konfirmoi gjithashtu sindromën Guillain-Barre (ku sistemi imunitar sulmon nervat) dhe trombozën e sinusit venoz cerebral (një lloj mpiksje gjaku në tru) si efekte të rralla anësore të lidhura me vaksinën AstraZeneca.

Por, një efekt i ri anësor e i rrallë, encefalomieliti akut – inflamacion dhe ënjtje në tru dhe palcë kurrizore – u identifikua në analizën e të dhënave si efekt i lidhur me vaksinën AstraZeneca.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.