Pse KPK shtyn prej 4 vitesh shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri?!
I biri vrau një person dhe bëri vetëm dy orë burg, tjetri qëlloi policinë dhe iu mbyll dosja.
A po pastron paratë me pallate dhe agjenci udhëtimi?
KPK, shkalla e parë e Vetingut, është kthyer në një kënetë korrupsionie pazaresh. Pazari për konfirmimin në detyrë nga KPK vijon nga miljona . Nuk është sekret se për të shtyrë çdo muaj një vendim shkarkimi paguhen dhjetëra mijëra euro, pasi subjekti i rivlerësimit, nga ana tjetër fiton qindra mijëra euro me pazaret me gjyqet.
Ka ardhur koha që SPAK të verifikojë dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kanë kaluar shkallën e parë të Vetingut, por që janë shkaruar nga KPA, por sidomos shkaqet se pse disa gjyqtarë ka 4 vite që janë në proces verifikimi dhe nuk kanë dalë para KPK.
Pse disa subjekte kanë dalë para KPK brenda 12 muajve nga nisja e verifikimit, ndërsa disa të tjerë ka 4 vite që janë në proces.
Le të ndalemi në një rast konkret. Agron Zhukri, një gjyqtar plepist dhe ish shofer, nuk ka asnjë shans të konfirmohet në detyrë, pasi është i zhytur në afera korruptive, pastrim parash, fshehje pasurie, mashtrim dhe falsifikime.
Dikur shofer pranë ambasadave, Zhukri arriti të bëhej pjesë e drejtësisë, përmes kursit të famshëm të ‘Plepave’, ndërsa bashkëshortja e tij ishte sekretarja personale e Sali Berishës.
Zhukri ka vepruar gjithnjë në hije, ka bërë miliona euro me çekiçin në dorë pa zhurmë, deri në mars të vitit 2022, me një vendim në konflikt interesi i dha vulën e PD-së Komisionit të Rithemelimit të Berishës.
Pse KPK-ja nuk ka guxim për të konfirmuar në detyrë Zhukrin?!
Çfarë po ndodh? KPK-ja shtyn prej 4 vitesh shkarkimin e Agron Zhukrit si të korruptuar. Procesi i verifikimit për gjyqtarin e vulës ka nisur që në vitin 2020.
Pse procesi i Vetingut për ish kryetarin e Gjyaktës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka nisur në dhjetor 2017. KPK-ja mori vendimin e shkarkimit në korrik 2018. Për 7 muaj është kryer verifikimi për Zaganjorin.
Si ka mundësi që për Zaganjorin procesi i Vetingut zgjati 7 muaj, ndërsa për Agron Zhukrin ka zgjatur 4 vite, madje mund të shkojë edhe 7 vite?
Sa para janë paguar për të shtyrë shkarkimin e Agron Zhukrit, i cili mësohet se ka përgatitur një teks dorëheqje për ta firmosur në momentin që do të paraqitet para KPK-së për t’u njohur me rezultatet e hetimit?
Shumë gjyqyarë dhe prokurorë, të cilët nuk kanë paguar tarifën tek çeta e sekserëve të KPK, janë shkarkuar me shpejtësi nga detyra. Disa janë rikthyer në detyrë nga KPA, ndërsa shumë të tjerë pritet të dalin para KPA.
Ndërkaq një nga oligatorët e korrupsionit në Gjykatën e Tiranës, Agron Zhukri, vijon pazaret me gjyqet, duke mbledhur dhe pastruar miliona euro.
Agron Zhukri ka pastruar mbi 2 milionë euro përmes një investimi 160 mijë USD në një pallat te Stadiumi Dinamo.
Pas ngritjes së SPAK-ut, Zhkuri po investon miliona euro para të pista në pallate dhe vila jashtë vendit, pasuri këto që normalisht nuk i ka deklaruar në ILDKPKI.
Kur njëri nga djemtë aksidentoi për vdekje një qytetar me makinë, nuk qëndroi as dy orë në burg. Ngjarja u mbajt e fshehtë, asnjë lajm nuk pati dhe dosja u mbyll me shpejtësi.
Në të njëtën mënyrë është mbyllur dosja e djalit tjetër, i cili qëlloi mbi efektivët e policisë në Vlorë.
Vitin e kaluar, Zhukri ka ndërmarrë edhe një lëvizje tjetër, duke hapur disa kompani për konsulencë ligjore, kamufluar në emrin e djemve Arold dhe Lorin Zhukri, ku kap klientë për dosje që ka vetë në dorë apo kolegët e tij, për të evituar konfliktin flagrant të interesit.
Aroldi caktohet avokat kryesisht në dosje përmbarimore duke legjitimuar vjedhjen e pronave te qytetarëve në bashkëpunim me zyrat përmbarimore.
Në vitet 2019 dhe 2020, kanë hapur dy kompani, përmes të cilave kanë përfituar licenca për investim në energjinë e rinovueshme.
Miliona euro ka pastruar Agron Zhukri përmes bashkëshortes
Rezarta Zhukri, ish sekretare personale e Sali Berishës, me anë të një agjencie udhëtimi dhe sigurimesh, ARLO Travel-Blu Tour.
Vetëm gjatë viteve 2017-2018, kur nisi Vetingu, zonja Zhukri ka deklaruar rreth 1 milionë euro të ardhura nga agjencia.
Edhe pse prej 4 vitesh në verifikim, KPK-ja nuk ka njoftuar ende një datë për paraqitjen e Zhukrit në seancë dëgjimore, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit.
Po kush janë gjqytarët e dosjes së Zhukrit?
Kush janë këshilltarët ligjor?
Kush është grupi i këtij skandali, anëtarët e të cilit kanë nisur të bëjnë vrap nga liqeni për t’u bërë pjesë e BKH-së?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



