E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasi dha për pallate portin e Durrësit, qeveria përdor 400 mln euro të taksapaguesve për port të ri
Lajme

Pasi dha për pallate portin e Durrësit, qeveria përdor 400 mln euro të taksapaguesve për port të ri

Ndryshimet në buxhetin e shtetit të vitit 2024 parashikojnë që rreth 400 milionë euro të shpenzohen në tre vitet e ardhshme për të ndërtuar një port të ri në Porto Romano pasi porti ekzistues i Durrësit u dha për ndërtim pallatesh.

Nga Gjergj Erebara, BIRN

Taksapaguesit shqiptarë pritet të shpenzojnë minimalisht 400 milionë euro nga taksat e tyre për ndërtimin e një porti të ri për vendin pasi qeveria fali me kontratë koncesioni të negociuar pa garë portin ekzistues të Durrësit për ndërtimin e një kompleksi pallatesh.

Koncesioni i Marinës së Durrësit, i cili u miratua me ligj special në parlament, pritet t’i kushtojë shqiptarëve jo vetëm koston e ndërtimit të një porti të ri por edhe kostot potenciale të padive gjyqësore të hapura nga kompanitë e ndryshme, kontratat e të cilëve u ndërprenë në mënyrë të papritur nga vendimi po aq i papritur i qeverisë për të privatizuar portin kryesor të vendit.

Së paku dy kompani kanë dorëzuar kërkesa për dëmshpërblim në Qendrën Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të Investimeve, një zyrë e Bankës Botërore, e cila funksionon në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare në të cilën Shqipëria është palë.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama bëri ndryshime në ligjin për Buxhetin e Shtetit dhe, në kundërshti me këshillat e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe kërkesat e Komisionit Evropian, synoi të minimizojë debatin publik mbi çështjen duke i prezantuar ndryshimet përmes një Akti Normativ, i cili shmang procedurat e rregullta parlamentare, supozohet për shkak të emergjencës.

Sipas ndryshimeve, 9.8 miliardë lekë do të duhet të jepen këtë vit për ndërtimin e portit të ri në Porto-Romano ndërsa në dy vitet në vijim pritet të jepen edhe 14.7 miliardë lekë në vit për një total prej 39.2 miliardë lekësh.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama e dha me koncesion portin e Durrësit pas negociatave private, në të cilat, në së paku në një rast, u gjetën duke ngrënë në një restorant luksoz në Dubai, të ftuar nga kompania që fitoi koncesionon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.