E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çifti ekstra…
Lajme

Çifti ekstra…

Mitro Çela

Budva. Ezmerka kishte datëlindjen. 

Bëmë konak te hotel “Moska”. Me katër yje.

Mëngjes. Me pjatë në dorë kalova pranë një tavoline.

Një çift me tre fëmijë.

-Mami! Këtë xhaxhin e kam parë në “Portokalli”.

Ndalova.

-Jemi nga Tirana, – tha zonja. -Të njohim. Thua gjëra të bukura në televizor.

-Ku punoni?

-Burri ka tri vjet pa punë. Unë mbusha vitin!…

U largova. Kur zura vend në tavolinë, pas meje erdhi djali i vogël i çiftit. Nja dhjetë vjeç.

-Xhaxhi! Mba sekret?

-Po!

-Nuk do t’i tregosh mamit! Ma jep fjalën?…

Kur dole në “Portokalli”, mami i tha babit:

-Burrë më të marrë se ky Mitroja, nuk gjen në Tiranë. Do bëhet gazi i botës duke u martuar dy herë me një grua. Pika!

Thonë se e tërheq zonja për hunde?!

Iku djali… Qesha…

Një ditë më vonë.

Çifti kishte mbledhur plaçkat.

-Po ktheheni në Tiranë?

-Jo. Gjetëm vende të lira në hotel “Splendi”. Do kalojmë festat…

Ka edhe pishinë…Tha zonja.

-Bravo, -tha Ezmerka.- Nuk punojnë. Janë turistë. Do pushojnë në hotel me pesë yje…180 dollarë nata?!

Nga dalin paratë?!

-Hoteli ka kazino. Kush nuk ka fat në punë, fiton në bixhoz… Futet burri. Luan në rulot…

-Kur është kaq e thjeshtë, pse nuk luan edhe zotrote?!

-Mua fati më ka trokitur në derë, që ditën kur u martova?

Të kujtohet kur më solle si pajë babanë dhe mananë dhe më bëre kollovar në shtëpinë time?

Në botë, nuk ka asnjë rast që kolivarët të fitojnë në kazino?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.