E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestat në Athinë, arrestohen 11 persona, mes tyre edhe një shqiptar…
Bota

Protestat në Athinë, arrestohen 11 persona, mes tyre edhe një shqiptar…

Policia greke ka arrestuar 11 persona dhe lëshuar urdhër ndalimi për 26 të tjerë,  si përgjegjës për protestat e dhunshme të organizuar ditën e djeshme në Greqi.

Greekreporter shkruan se mes të arrestuarve janë edhe 3 minorenë, një me shtetësi shqiptare, njëri më shtetësi rumune dhe një tjetër me shtetësi italiane.

Dhuna, bombat molotov e zjarri kanë shoqëruar protestat e grekëve në 9-vjetorin e vrasjes së Aleksis Grigoropulos.

Pas demonstratës në qendër,  protestuesit u drejtuan në rrugën ku u vra Grigoropulos dhe sulmuan me bomba molotov edhe gazetarët.

Policia largoi gazetarë e kameramanë që u rrezikuan seriozisht. Por episode dhune kanë ndodhur në gjithë Greqinë si në Kretë Iraklio, Larisa, Selanik.

Aleksandros Grigoropulos, humbi jetën nga dhuna e policisë gjatë protestave në kryeqytetin grek 9 vjet më parë.

Forca të mëdha policie kanë rrethuar Athinën, e cila është në mjegull për shkak të molotovëve.

Grigoropulos ishte vetëm 15 vjeç kur u qëllua për vdekje nga një patrullë policie mbrëmjen e 6 dhjetorit 2008.

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.