E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë mendimi keni për Blushin?/ Përgjigjet Koço Kokëdhima
Lajme

Çfarë mendimi keni për Blushin?/ Përgjigjet Koço Kokëdhima

“Blushin nuk e larguan. Blushi iku vetë nga Partia Socialiste, ndërsa mua më larguan me një akt mafioz”, kështu është shprehur ndër të tjera në “360 Gradë” kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, nën pretendimin se ky është një ndryshim shumë i rëndësishëm, midis dy liderëve të partive dhe ish-mbështetësit e Ramës.

I gjendur përballë pyetjes së gazetarit “në parlament njeriu që bëri opozitë ishte Ben Blushi. Çfarë mendimi keni ju për Blushin si politikan dhe opozitën që i bëri PS-së kur ishte në PS?” ka thënë se nëse Blushi në thelb do të kishte demokratizimin e PS-së rezultati do të ishte më i mirë.

“Unë në ndryshim me Blushin u përpoqa ta ndryshoja PS. Ndryshe nga Ben Blushi, doja ta reformoja plotësisht atë parti. Puna ime për reformimin e PS nuk ka lidhje me qëndrimin e Blushit në PS. Nëse Blushi në thelb do të kishte demokratizimin e PS-së, ndoshta do kishim patur një rezultat më sinjifikativ”, ka deklaruar Kokëdhima.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.