Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti dhe Kushtetuta s’janë pronë e askujt! T’i kthehemi arsyes
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve është shprehur se zgjidhja e ngërçit politikë dhe rregullat janë në Kushtetutën e vendit.

Sipas Gjekmarkajt, Parlamenti dhe Kushtetuta s’jaën pronë e askujt, por ato janë në shërbim të qytetarëve dhe aspiratave të tyre.
Mësohet se Gjekmarkaj i ka bërë thirrje maxhorancës që t’i kthehet arsyes për të dalë nga situata ku është Parlamenti aktualisht. “Po nxitem nga fjalët që u përdoren këtu, normalitet dhe proteste që të shpreh dy mendime. Duhet të kujtojmë sot se demokracia shqiptare është bijë e protestës së studenteve kundër “normalitetit” të diktaturës.
“Normaliteti”, sjell stanjacion i cili ka nevoje për shkundje. Nuk duhet të kemi aversion ndaj protestave. Ato janë gjithmonë emancipuese. Të tilla kanë bërë demokratet dhe socialistet në emër të standardeve, standarde këto qe mbase nuk i kemi aty ku dëshirojmë të jenë.
Parlamenti dhe Kushtetuta nuk janë pronë e askujt pos e qytetareve për t’u shërbyer atyre në aspiratat e tyre. Ato janë institucione që e kane te detyrueshme bashkëjetesën. Askush as nuk duhet as mund t’i përvetësoje. Ne jemi pasiononte në mbrojtje të interesave tona partiake duke notuar mes rregullave dhe hileve.
Rregullat janë në kushtetute , aty është edhe zgjidhja. le të kapim momentin dhe t’i kthehemi arsyes monopolin e se cilës se ka asnjë i vetëm si nocion e pasuri publike qe është.
Hilet pastaj, intensifikimi i tyre te çojnë drejt reagimeve! Protesta e këtyre muajve e opozitës është një dobi publike, ajo vendos një standard për të tejkaluar një tjetër. Secili duhet te mësoje prej saj! Ajo le trashëgimi për jetën politike!”, mësohet të jetë shprehur Gjekmarkaj
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



