E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK lë në harresë dosjen me 26 milionë Euro korrupsion të Rakip Sulit të Kamzës
Lajme

SPAK lë në harresë dosjen me 26 milionë Euro korrupsion të Rakip Sulit të Kamzës

SPAK dhe Gjykata e Posaçme pezulluan nga detyra e Prefektes së Fierit, ish-krye bashkiaken e Patosit Rajmonda Balilaj dhe 6 vartës të saj, për korrupsion me tenderët e Bashkisë, po kështu janë marrë të pandehur kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla; krye bashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi dhe krye bashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi për abuzime me tenderët.

Mbrëmë, SPAK e GJKKO arrestuan Drejtorin e Përgjithshëm të  Rrugëve, Evis Berberi, për pastrim parash dhe abuzim, favorizim, falsifikim e korrupsion me tenderët.

Të njëjtin  kallëzim  penal,  SPAK ka për Kryetarin Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli; i cili akuzohet për korrupsion me tenderët e rrugëve, me fondet e ri-ndërtimit, të ujësjellësit, objekteve arsimore, falsifikime dhe klientelizëm në garat e tenderëve

Por prej 1 viti, SPAK e ka lënë stok, dosjen për korrupsionin dhe vjedhjet e krye bashkiakut të Kamzës, Rakip Suli, duke ndërprerë hetimin që bëhej nga agjentët e BKH, të cilët prej 6 muajsh nuk po hetojnë më për dosjen “Suli” me vlerë totale dëmi korrupsioni 26 milionë Euro.

Për këtë bllokim hetimesh, SPAK nuk ka dhënë asnjë sqarim; por burime konfidenciale nga BKH, thonë  se urdhri u dha, pasi në vjedhjet me tenderët e ri-ndërtimit, të rrugëve e shkollave të Kamzës, u zbulua se janë të përfshirë zyrtarë qendrorë të PS (Nikolla, Agaçi, Çuçi) si dhe ministret Balluku e Manastirliu.

Hetimi ndaj krye bashkiakut të Kamzës, Rakip Suli filloi në shkurt 2023, dhe ai është thirrur për herë të parë në SPAK, në datën 3 maj, që i bie 11 ditë para zgjedhjeve lokale kur mori mandatin e dytë, për të cilin ka 2 kallëzime të tjera penale.

Mbajta e fshehtë e thirrjes së Rakip Sulit në SPAK dhe mos publikimi, nuk është harresë e sekretarisë, por ka qenë fshehje e urdhëruar nga Babloku, për të mos humbur Bashkinë e Kamzës, që është bashki me buxhet e të ardhura të mëdha pas Tiranës, Durrësit, Korçës, Fierit e Elbasanit.

Për herë të dytë, Rakip Suli është thirrur në SPAK më 3 korrik 2023, por përsëri fshehurazi, ndërsa më 6 nëntor u njoftuan mediat për thirrjen e tij, kur Rakip Suli pas daljes nga SPAK, tha: – Jam shumë i gëzuar, që erdhi dita kur zyrtarët japin llogari para SPAK-ut që krijoi Edi Rama e PS”.

Pas dy ditësh, më 8 nëntor 2023, Rakip Suli u thirr përsëri në SPAK publikisht; por pas daljes, ai tha se ishte pyetur si person që ka dijeni, kur tenderët e Kamzës i bën, i ndanë te firmat dhe i firmosë ai si kryetar bashkie, prandaj është kallëzuar penalisht.

Madje në dosjen penale të Rakip Sulit, është dhe një provë tjetër vjedhjeje: Ai nuk u ka marrë firmave të ndërtimit për llogari të Bashkisë së Kamzës, 3% të objekteve për banesa sociale, që sipas lejeve e sipërfaqeve të ndërtimit, janë 3600 m2 sipërfaqe që nuk i ka marrë bashkia.

Lënia në harresë e dosjes penale të krye hajdutit të Bashkisë- Kamëz, Rakip Suli, nuk është “gabim njerëzor”, por urdhër politik./pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.