E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thirret  në SPAK, drejtoresha e AKSHI-t
Lajme

Thirret në SPAK, drejtoresha e AKSHI-t

Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj është paraqitur mesditën e kësaj të marte në SPAK.

Mësohet se po pyetet lidhur me në lidhje me hetimet që po kryhen mbi kreun e ARRSH Evis Berberin dhe tenderat e mirëmbajtjes se serverëve të ARRSH-së.

Evis Berberi akuzohet nga SPAK për “shpërdorim detyre” dhe “pastrim parash”. Ai u arrestua pak ditë më parë.

Më herët Karçanaj është thirrur nga Prokuroria e Posaçme, pas padisë së bërë më 30 dhjetor të vitit të kaluar nga eksperti i IT-së, Gent Progni.

Në padinë e dorëzuar nga Progni në SPAK, ky i fundit kërkon që Prokuroria e Posaçme të nisë hetimet për Mirlinda Karçanaj për “korrupsion pasiv” për shkelje në procedurën e tenderave dhe “shpërdorim detyre” për falsifikim dokumentesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.