Bardhi flet për investimet në Sazan : Duhet të miratohen me transparencë, në përputhje me ligjin dhe me garë të hapur
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në një bashkëbisedim me gazetarët, foli për vendimet e marra në mbledhje.
Bardhi tha se investimet e huaja duhet të miratohen në transparencë të plotë, në përputhje me ligjin dhe me garë të hapur.
“Nuk ka asnjë projekt konkret që të marrë vëmendjen nga PD. Në parim, mbështesim çdo investim të huaj, por rikonforojmë qëndrimin tonë, që investimet e huaja duhet të miratohen në transparencë të plotë, në përputhje me ligjin, me garë të hapur dhe një analizë se çfarë përfitojmë. Një nga qëllimet tona është të thithen investime të huaja. Ligji për investimet strategjike këtë qëllim ka patur. Ky ka qenë Edi Rama e përdori ligjin për t’ua dhënë atë ligj 5 individëve”, tha Bardhi.

Bardhi tha se një nga cështjet që është diskutuar është ajo e vendimit të marrë nga komisioni i ligjeve për ngritjen e një grup dialogu për ligjet me 84 vota.
Ai tha se propozimet e PD janë, Oerd Bylykbashi dhe Erisa Xhixho, ndërsa emri i tretë i është lënë të propozohet nga grupit të Bashës.
Gazment Bardhi: Çështja e dytë ka të bëjë me shqetësimet e opozitës që e detyruan të marrë aksioni, dhe që lidhësin me ngritjen e dy komisioneve që u rrëzuan në tetor dhe përfshirjen e opozitës me përfaqësuesit që ajo dëshiron në të gjitha reformat dhe ligjet e nevojshme për ecurinë e Shqipërisë në BE dhe ligjet me 3/5.
Grupi Parlamentar ka miratuar propozimet per 3 këto çështje ky komisioni i ligjeve ka miratuar vendimin për ngritjen e një mekanizmi dialogu , i cili do të përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe që merr vendime me konsensus.
Në emër të PD, propozimi është si më poshtë: Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i tretë i është dedikuar kolegëve që kanë një mendim ndryshe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



