E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla përgëzon  policinë pas arrestimit të dy personave të ngjarjes në  Fushë Krujë:  Pres rezultate për ngjarjet kriminale në Vlorë, Lezhë e Shkodër
Lajme

Balla përgëzon policinë pas arrestimit të dy personave të ngjarjes në Fushë Krujë: Pres rezultate për ngjarjet kriminale në Vlorë, Lezhë e Shkodër

Policia arrestoi 2 persona, të dyshuar të përfshirë si bashkëpunëtorë në vrasjen e Gentian Bejtjes. Në prangat e policisë ranë shtetasit Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu.

Në lidhje me këto arrestime, ka reaguar ministri i Brendshëm Taulant Balla. Numri një i Ministrisë së Brendshme ka përgëzuar policinë për punën e bërë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Fushë Krujë, teksa shton se pret rezultate nga ngjarje të tjera kriminale që kanë ndodhur në Vlorë, Lezhë e në Shkodër.

Reagimi i ministrit Taulant Balla:

Detyra e Policisë së Shtetit është të parandalojë ose të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët. Sapo kam përgëzuar drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për punën e deritanishme hetimore në drejtim të zbardhjes së ngjarjes kriminale disa ditë më parë në Fushë-Krujë.

Pres gjithashtu rezultate edhe në drejtim të identifikimit të autorëve të ngjarjeve në Vlorë, Lezhë dhe Shkodër. Autorët apo porositësit e ngjarjeve kriminale mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, mund të tentojnë t’i shmangen ekstradimeve, por detyra e Policisë së Shtetit është t’i gjejë kudo që fshihen dhe t’i vendosë para drejtësisë. Për këtë qëllim duhet punë e pandërprerë hetimore dhe bashkëpunim me agjencitë partnere dhe me qytetarët, informacionet e të cilëve janë shumë të vlefshme. Dy persona të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar/ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.