E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Belind Këlliçi : Kemi luftë të brendshme në PS!
Politikë

Belind Këlliçi : Kemi luftë të brendshme në PS!

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi deklaroi se kriminalizimi që Rama i bëri politikës së PS-së është filozofia e Rilindjes.

I ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News, Këlliçi foli edhe për goditjen nga drejtësia e dy nga njerëzit më të afërt të Ballukut, Evis Berberi dhe Ceno Klosi. Sipas Këlliçit, këto goditje tregojnë se brenda PS-së ka një luftë të brendshme.

“Këto janë mentaliteti dhe fytyra dhe filozofia e vërtetë e Rilindjes në vitin 2013. Ne dëgjuam për ligjin e dekriminalizimit si një nevojë për të dekriminalizuar politikën shqiptare, mazhorancën qeverinë dhe pushtetin lokal ku Kryeministri kishte futur persona me precedentë penal si kryetar bashkie e ministra me rekorde kriminale.

Kriminalizimi që i bëri politikës së PS, Rama është filozofia e Rilindjes. Që Evis Berberi dhe Ceno Klosi janë dy nga njerëzit më të afërt të Ballukut, kjo është e padiskutueshme.

Unë padiskutim jam pro goditjes pa asnjë dallim të cdo zyrtari që abuzon me fondet publike. Nuk do doja ti shmangesha një ndjesie të personale që kam, që në këtë rast kemi të bëjmë edhe me një luftë të brendshme në PS”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.