E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merr fund  zvarritja e KLP/ Gati lista me emrat e përfaqësuesve të shoqërisë civile
Publik News

Merr fund zvarritja e KLP/ Gati lista me emrat e përfaqësuesve të shoqërisë civile

Pas një zvarritjeje gatnjë vjeçare Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) i është hapur rruga e ngritjes, duke  sjellë kështu vijimësinë e procesit të formatimit të strukturave të reja të reformimit të drejtësisë.

Çelësi për hapjen e portës, nga ku do të marrë rrugë KLP, ka qenë depozitimi i emrave të munguar të kandidatëve të shoqërisë civile, të cilët kanë përbërë edhe arsyen e zvarritjes së deristome të procesit.

Sipas ligjit Këshilli i Lartë i Prokurorisë në përbërjen e vetë ka njëmbëdhjetë anëtarë, nga të cilët gjashtë janë nga radhët e prokurorëve kurse pesë të tjerët vijnë nga përfaqësues të shoqërisë civile, radhët e avokatëve, pedagogëve apo shkollës së Magjistraturës.

Ndërkohë që Parlamenti ka zgjedhur përfaqësuesit për pjesën e prokurorëve, atë të pedagogëve dhe avokatëve, të vetmit që nuk janë përzgjedhur ende janë përfaqësuesit e shoqërisë civile. Kjo për shkak të mungesës së kandidaturave, që nuk u arrit të siguroheshin edhe pse gara për ta është hapur pesë herë.

Gjithësesi kjo tashmë është një histori e të shkuarës, pasi procesi është drejt mbylljes, raporton gazeta “Sot”, që duke ju referuar burimeve të zyrës së Avokatit të Popullit, raporton se procesi është drejt mbylljes, pasi janë përzgjedhur pesë anëtarë nga shoqëria civile.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.